Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot është takuar me kryesinë e Shoqatës së Zejtarëve të Pejë.
Haradinaj tha se ka qenë kënaqësi për të ky bashkëbisedim me këtë kryesi.
“Rast i mirë që të flasim për mundësitë e ruajtjes së frymës artizanale të këtij qytetit dhe impaktin që autostrada e Dukagjinit do të ketë në lidhjen e tregjeve dhe zhvillimin ekonomik”.
“Me Qeverisjen e Aleancës zejtarët pejanë dhe të gjithë qytetarët e Pejës do të përjetojnë rilindje, duke qenë partner i vërtetë i tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.