Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt dhe zonja Alexandra, për nder të 29 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithmonë falënderues për rolin dhe kontributin e Gjermanisë, në të gjitha etapat e zhvillimeve në vend.
“Në ceremoninë e organizuar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt dhe zonja Alexandra, për nder të 29 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.
Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithmonë falënderues për rolin dhe kontributin e Gjermanisë, në të gjitha etapat e zhvillimeve në vend.
Jemi me fat, që orientimin tonë strategjik e kemi vendosur përkrah vlerave të larta demokratike dhe përkrah aletëve tanë, siç është Gjermania”, ka shkruar Haradinaj,