Haradinaj: Në Këshillin Shtetëror të Cilësisë ka dallavere dhe mafi

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 11:01 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar për vendimin e bordit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë (KShC) lidhur me mosakreditimin e tri universiteteve publike dhe disa privateve, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Qeverisë për mosakreditimin e universitetit në Pejë, Prizren, Mitrovicë, tha se e di që KShC-ja është i pavarur, por që ka reaguar ngase familjet që kanë jetë mesatare dhe ato të varfra nuk do të mund të regjistrohen këtë vit.

“Për mua si kryeministër është i papranueshëm fakti që maturantët e Pejës, Prizrenit, Mitrovicës, të familjeve që janë të varfra ose mesatare mbesin pa u regjistruar këtë vit”.

“Këtë problem që ta zgjidhim duhet të angazhohemi, por nuk e pranoj faktin që familjet e varfra ose mesatare që nuk kanë kushte që këta fëmijë t’i dërgojnë në Prishtinë sepse rritet kosto të mbesin pa u regjistruar në fakultet. Kjo ka merituar mënyrë tjetër të zgjidhjes”.

Haradinaj pas takimit më një delegacion nga Britania e Madhe,shtoi se në Këshillin Shtetërorë të Cilësisë ka dallavere dhe mafi.

“Unë nuk jam nga Prishtina, dhe e di çka do të thotë për një fëmijë që është shembull nga Shala në këto kushte të papunësisë. Nëse këta më thonë po ngutesh kryeministër unë iu them atyre që jam vonuar pak pa e ngritur zërin”.

“Ndoshta ka dallavere me universitetet private e nuk kanë marr numër të duhur në këto universitete, pastaj në emër të cilësisë i mbyllin universitetet publike. E di që kanë me na kritiku sepse është institucion i pavarur por e dimë çfarë mafie ka aty. Ka vërejtje për cilësi, kritikë, por nuk mund të merren këto vendime për fëmijët e familjeve mesatare. E dini Opojen, Hasin e këto”.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/637710843391842

Të ngjashme