Haradinaj në panairin e parë të prodhimeve vendore në Ferizaj: Të jemi vetvetja edhe në ekonomi

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 13:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e panairit të prodhimeve vendore ushqimore në Ferizaj, organizuar nga Market Plus Center.

Kryeministri Haradinaj shprehu respekt për punën që po bëhet në Komunën e Ferizajt, raporton Ekonomia Online.

“Ne  gjatë e kemi hangër produktin e tjerëve, qoftë politik, ekonomik apo siguri, por shumë pak, shumë shkurt na ka ra hise me qenë vetvetja, me qenë në vete e me hangër vetë produktin tonë”.

Kryeministri i përgëzoi organizatorët për këtë panair dhe për porositë që ky panair u jep prodhuesve, konsumatorëve, por edhe politikanëve dhe vendimmarrësve.

“Për ata që s’kanë qenë vetja, ne vetja jemi dhe duke qenë shqiptarë dimë me i respektu tjerët. Ata që jetojnë përreth nesh, por duke mos qenë vetja në harmonizim në qeverisje, në vendimmarrje, kuptohet që do të jenë të sfiduar derisa sa të bëhen vetvetja”.

Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu, tha se ky panairi është i pari me produkte vendore në Ferizaj por edhe në të gjithë Kosovës, raporton EO.

“Ky qytet, por edhe Kosova, për herë të parë organizon një panair të tillë, por dhe kjo tregon më së miri drejtimin që duhet të marrë e gjithë Republika e Kosovës që kësaj radhe ka nisur dhe duhet të vazhdojë në Ferizaj e tutje”.

“Ne gjithmonë do t’i japim përkrahje, sepse dëshiroj të kemi një zhvillim ndryshe, një ekonomi ndryshe dhe një qytetar me shëndet ndryshe dhe pa dyshim se përkrahja e prodhimeve vendore është siguria e shëndetit dhe siguria e qytetarëve, jo vetëm të Komunës së Ferizajt, por edhe më gjerë. Produktet e ‘Plus Center’ janë të sigurta dhe janë plotësisht vendore”.

Ai po ashtu tha se qeveria dhe komuna e Ferizajt ka mbështetur gjithmonë fermerët.

“Vendimi që sapo është marrë në qeverinë e Kosovës për t’i mbështetur fermerët, bujqit e dëmtuar që fatkeqësisht kishte shumë si në Ferizaj edhe më tej”.

Ai po ashtu tha se kemi inspeksione të vazhdueshme të produkteve që sepse dëshirojmë që qytetarët tanë të jenë të sigurt në konsumin e produkteve.

Drejtori i “Plus Market”, Sylë Neziri, tha se panairi ka për qëllim promovimin e produkteve vendore, ushqimore dhe joushqimore.

“Për dallim nga panairet e tjera, neve sot në këtë panair po ia japim mbështetjen e duhur prodhuesve vendorë, po e ruajmë në këtë mënyrë, po konsumojmë produkte vendore, po kontribuojmë në fuqizimin e shtetit”.

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosjë”, Albin Kurti, tha se është një kënaqësi e trefishtë që merr pjesë në këtë panair.

“Së pari sepse është prodhim, së dyti është prodhim vendor dhe së treti është se këtë panair e bëri njerie që i kaloi apo i bojkotoi prodhimet e Serbisë”.

Të ngjashme