Haradinaj në tubimin e AAK-së numëron edhe njëherë arritjet gjatë mandatit në krye të Qeverisë

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 18:55 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur ngjarjen “Rrugëtimi drejt fitores”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AAK-së, njëkohësisht kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në tubimin e mbajtur para drejtuesve dhe simpatizantëve të kësaj partie u ka uruar mirëseardhje shumë të rinjve që iu kanë bashkuar kësaj partie.

Haradinaj është shprehur se me AAK-në në qeveri janë marrë shumë vendime të rëndësishme që nga ushtria, shëndetësia, arsimi e deri tek mbrojtja territoriale e shtetit të Kosovës.

“Të gjithë sot që u bashkuat për të nis rrugë tonë drejtë fitores 100 për qind shtet, ky rrugëtim që po e hapim fuqinë e vet nuk ka nis sot, ka nis me breza me luftëtarin e parë me plakin e shtëpisë po ashtu me gratë, nënat tona që vuajtën kaq shumë ka nis me gjithë ne, me ëndrrën tonë të vetme për shtet të pavarur”, tha ai.

“Sot jemi me ushtrinë tonë, me Kosovën me tërësinë territoriale, me gjyqtarë dhe prokuror që pahuhen denjësisht, me Trepçën me taksën, me Ligj për paga, mjekët, policët, doganierët paguhen për punën që bëjnë me punojnë arsimit që paguhen për vitet e ’90 me rritjen më të madhe në rajon, me buxhet ekonomik të rritur në arsim dhe shëndetësi, me Ligjin për kryeqytetin, me Ligj për pension, me status për viktimat seksuale, mbi të gjitha jemi sot më të gatshëm t’i themi jo një Serbie që shkatërron gjithçka, t’i themi jo krimit dhe korrupsionit, t’i themi jo kujtdo që nuk respekton të drejtën, jemi këtu t’i themi këtu zhvillimit ekonomik vlerave euroatlantike, referendumit për shtet”, shtoi ai.

Ai tha se tani më Kosova është më e sigurt se asnjëherë dhe jo servile.

“Kjo rrugë e sakrificës është shndërru në fitore, sot Kosova është e fort dhe e sigurt. Edhe Aleanca është më e fortë se kurrë me 100 për qind shtet, Kosovë jo servile”, u shpreh Haradinaj.

“Sot është nder i madh të bashkohemi, më lejoni t’i uroj mirëseardhje të gjithë atyre që na bashkohen drejtë fitores” tha Haradinaj.

I sapo aderuari në AAK, aktori i njohur, Jeton Zogiani, para të pranishmëve tregoi se përse i është bashkuar kësaj partie.

Ai tha se i është bashkuar AAK-së që të jetë krah Ramush Haradinajt pasi që sipas tij i hipën në qafë vendorë e ndërkombëtarë.

“Unë kam vendos të bëhem e Aleancës pa kalkulim me ia ngjit pak krahun kryeministrit se i hipën në qafë bashkësi ndërkombëtare e vendor, kjo ka qenë arsyeja, të falënderoj jashtëzakonisht për punën qe ke bërë në këtë mandat”, tha ai, raporton EO.

AAK-së iu bashkuan figura të ndryshme nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndër ta janë: Faton Xabarri, Shkumbim Sopjani, Driton Kuka, Kaci Lleshi, Besim Aliu, Afërdita Kastrati, Adelina Berisha, Aida Doçi, Gjon Culaj, Hyzri Llabjani, Yllka Behluli, Resul Sinani, e të tjerë.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/388137691905074/

Të ngjashme