Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka qenë sot në Istog ku ka vizituar strukturat e AAK-së në Istog.
Ai nga atje tha se nuk ishte t’i dalë përballë projektit për copëtimin e Kosovës.
“Nuk ishte lehtë krijimi i ushtrisë, as përmbyllja e Trepçës dhe temave tjera madhore të interesit nacional”.
“Por qëndrueshmëria dhe konsistenca u shpaguan, sot jemi më afër se kurrë projektit tonë 100% shtet. Me Këshillin Drejtues dhe strukturat e Aleancës në Istog, bashkë për fitore”, ka shkruar Haradinaj