Haradinaj: Opozitë e dështuar është ajo që mbetet gjatë në opozitë

Ferizaj | 18 Maj 2020 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Ferizaj, me ç’rast ka vizituar fermerin Arbër Lohaj në fshati Mirash të Ferizajt.

I pyetur rreth deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, se gjatë qeverisjes së tij ka pasur një opozitë të dështuar, ai ka thënë se “opozitë e dështuar është ajo që mbetet gjatë në opozitë”.

“Ato që thotë Kurti mendoj se nuk qëndrojnë. Më kujtohet ai bënte fushatë dhe thoshte se është shpenzuar rezerva shtetërore”.

“E vërteta është se shpenzimet rezervë në kuadër të buxhetit janë implementuar; ndërsa rezerva nuk është prekur”.

“Shihet tani mungesa e një fokusimi për rimëkëmbje ekonomike dhe tani merret me vlerësimin e opozitës”.

“Opozitë e dështuar është ajo që mbetet gjatë në opozitë. Nuk është opozitë e dështuar ajo që pas 50 ditësh kthehet në qeverisje”.

Të ngjashme