Haradinaj: Paratë për ndërtimin e autostradës u shpenzuan në përputhje me ligjin

Hani i Elezit | 29 Maj 2019 | 12:55 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi” ka thënë se kjo vepër moderne i jep një pamje të re jo vetëm Kosovës por tërë rajonit, raporton Ekonomia Online.

“Është privilegj të jemi bashkë në hapjes e kësaj vepre madhore që na ofron me njëri tjetrin dhe na bashkon me Evropën”, tha ai.

Haradinaj ka thënë që përkundër sfidave që kanë hasur nuk janë ndalur deri në përfundimin e autostradës.

“Përkundër sfidave ne nuk jemi ndalur, falënderojmë edhe Bechtel Encan për këtë punë që kanë bërë”, tha ai.

Tutje, i pari i Qeverisë tha se paratë me të cilat është ndërtuar autostrada janë të taksa paguesve, në përputhje me obligimet ligjore.

“Janë parat e taksapaguesve, të qytetarëve të Kosovës dhe iu garantojmë që është bë kujdes që ky investim të jetë në përputhje me obligimet ligjore kemi hasë në sfida gjatë rrugëtimit deri këtu, por nuk jemi ndalë. Kosova po ec me guxim në infrastrukturë. Autorruga e Dukagjinit është një projekt tjetër shumë i rëndësishëm dhe ju ftoj që të bashkohemi në nisjen e punimeve të kësaj autostrade”, tha ai, raporton EO.

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, i cili ka bërë përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ka thënë se kjo autostradë përveç me Maqedoninë e Veriut e lidhë Kosovën edhe me korridorin e dhjetë.

“Në këtë projekt është punuar për pesë vjet rresht. I falënderojmë djem dhe vajza kontributdhënës për punën e shkëlqyer dhe me dhimbje i kujtojmë ata që e kanë humbur jetën gjatë punimeve. Ndjehuni krenarë për këtë kryevepër që ia keni dhënë Kosovës. Ju uroj për këtë vepër madhore dhe qytetarët tanë shpresoj që të kalojnë pa aksidente në këtë pjesë. Gëzuar e gëzofshim së bashku”, tha ai.

Të ngjashme