Haradinaj pas takimit me strukturat e partisë: S’ka ndarje të Kosovës, kërkojmë zgjedhje të reja

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 17:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj pas dorëheqjes nga ky post, ka thirrur strukturat e partisë për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj pas takimit mbajti një konferencë për media ku tha se ftesën për Gjykatë Speciale e ka marr sot, ndërsa tha se do të përgjigjet para çdo ligi.

Ai siguroi se Kosova nuk do të bëjë asnjë kompromis në këmbim të njohjes nga Serbia.

“Unë kam qenë dy herë në gjykata ndërkombëtare, pafajësinë time do ta çmojë, do t’i përgjigjem shpifësve. Sot e kam marr ftesën. Kosova nuk e përballon dot si çmim për njohje ndarjen, apo ndonjë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Kosova është e gatshme për dialog”, tha ai.

Kryeministri në largim, tha se për dorëheqjen e tij do t’i njoftojë partnerët e koalicionit dhe presidentin Thaci.

Ndërsa kërkoi që të ketë zgjedhje të reja.

“Pjesës ligjore do t’i përgjigjemi, ndërsa sa i përket pjesës politike nuk mund ta detyrojë Kosovën të lëshojë pe. Do t’i njoftoj të gjithë partnerët e koalicionit por edhe presidentin”

“Presidenti i ka kompetencat e veta, por unë kërkoj zgjedhje. Do ta respektoj verdiktin e popullit”, tha ai.

Të ngjashme