Haradinaj për dërgimin e Telekomit te përmbaruesi: Vendimi s’është final

Suharekë | 16 Kor 2019 | 14:50 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i Z-Mobile për dërgimin e Telekomit te përmbaruesi  nuk është final, raporton Ekonomia Online.

Kompania Z-Mobile ka dërguar te përmbaruesi kompaninë publike Telekom për ta ekzekutuar vendimin e Arbitrazhit për pagesën 25.9 milionësh. Telekomi i Kosovës, detyrohet që në afat prej 7 ditësh të ia paguaj kreditorit disa kamata që në total arrijnë shumën e 25 milionëve.

Në rast se kjo nuk ndodhë, Dardafoni ka kërkuar që të caktohet përmbarim i dhunshëm ndaj Telekomit.

Kreu i Qeverisë gjatë vizitës në komunën e Suharekës, shtoi se kjo kompani asnjëherë nuk e ka mohuar borxhin që e ka pasur, duke shtuar se do ta përkrahin zhvillimin e saj.

“Informatat që kam unë është se ky nuk është vendim final ky. Pala në këtë rast partneri i deritashëm e dërgon në përmbarim Valën, Vala i shfrytëzon elementet ligjor dhe është herët të japim përgjigje”.

“Unë e respektoj vendimin e menaxhmenti në qëndrimin që kanë marrë dhe do ta përkrahim që ta zhvillojnë Telekomin”.

“Borxhi i Valës, Vala nuk e ka mohuar asnjëherë borxhin, por ka kërkuar pagesë një mënyra të tjera. Borxhi është vështirë i shmangshëm”.

Haradinaj më tej shtoi se ky vit i është kushtuar ekonomisë me fokus të veçantë prodhimin vendës.

“Është vit i ekonomisë edhe është me rëndësi ta quajmë fokusin te prodhimi, kapacitete ekonomike”.

“Edhe një temë është ardhja e bashkatdhetarëve tanë, edhe në Suharekë ka një program simpatik, është lejuar parkingu, është shtuar personeli, është lejuar certifikimi”.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharrmaj tha se këtë vit do të fillojë së ndërtuari një zonë industriale në këtë komunë, raporton EO.

“Risi në këtë vit do të fillojmë me një zonë të re industriale pasi Suhareka ka nevojë. Numërojmë 2497 biznese me 160 prodhues dhe do vazhdojmë t’iu japim kushte më të mira”.

“Kemi arritur t’i mbulojmë edhe dëmet e vërshimeve vitin e kaluar me 1.1 milion euro arritëm t’i mbulojmë ato”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme