Haradinaj për grevën në arsim: Garantoj se çdo orë e humbur do të kompensohet gjatë pushimit të verës

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 11:48 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar të gjithë punëtorët e arsimit që t’i kthehen mësimit. Ai ka paralajmëruar të gjithë se çdo orë e humbur do të kompensohet gjatë pushimeve të verës, raporton Ekonomia Online.

“Një gjë ju garantojë që asnjë orë e humbur nuk do të mbetet pa u plotësuar, më mirë është të kthehen sot në shkolla se sa të ju shkoj pushimi i verës duke plotësuar orët e humbura. Duhet të kthehen sepse rritja është e respektueshme, është rritja më e madhe që kish mujt me bë dikush ndonjëherë. Ju sigurojë në rrethanat e Kosovës nëse e merrni si janë rritë pagat do e shihni vetë se si ka ndodhë. Ideja e Sindikatës për ta ndaluar ligjin, është ide e gabuar dhe nuk ju takuan atyre të flasin për ligjin”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shpjeguar se Projektligji për paga nuk është vetëm për arsimin, por edhe për sektorë të tjerë.

Ai beson se votimi i këtij Projektligji do të ndodh me 31 janar.

“Projektligji për paga nuk është vetëm për arsimin, është për policët, për zjarrfikësit për 80 mijë e disa njerëz që paguhen për shtetin . Ky ligji do të ndodh, me 31 besoj. Unë nuk do të insistojë në asnjë veprim mëtutje, është në vetëdijen e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme