Haradinaj pret në selinë e Aleancës drejtorin për Evropë të Institutit Ndërkombëtar Republikan

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim drejtorin e Divizionit për Evropë i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), Paul McCarthy. 

Haradinaj ka thënë se mbështetja e IRI-së, mbetet e nevojshme për konsolidimin e mëtejmë të demokracive në vendet ku vepron dhe fuqizimin në partneritetet rajonale. 

“Prita në selinë qendrore të Aleancës, z. Paul McCarthy, Drejtor i Divizionit për Evropë i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), me ç’rast patëm rastin të zhvillojmë një diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet politike si dhe për bashkëpunimin që e kemi tash e një kohë”.

“Mbështetja e IRI-së, mbetet e nevojshme për konsolidimin e mëtejmë të demokracive në vendet ku vepron dhe fuqizimin në partneritetet rajonale”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Haradinaj ka falenderuar drejtorin McCarthy për bashkëpunimin e vazhdueshëm. 

“Shpreha falënderimin për mbështetjen e drejtorit McCarthy dhe për bashkëpunimin e ngushtë që zyra e IRI në Kosovë e ofron për të mbështetur zhvillimin e partive politike”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme