Haradinaj së bashku me veteranë dhe familje të dëshmorëve feston Ditën e Flamurit

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 16:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, e të burgosur politikë u mblodhën për të shënuar 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, raporton EkonomiaOnline.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i cili tha se të gjithë shqiptarët duhet të mburren për identitetin e tyre, ndërsa kujtoi edhe të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Sot të gjithë ne pa marrë parasysh funksioneve dhe të gjithë ne krenohemi me identitetin tonë qe jemi shqiptar. Tash është bërë traditë me organizua këtë pritje për invalidët. E vërtetë që kemi dhimbje për bashkëkombësit tanë ata në Durrës dhe për të vdekurit e të lënduarit por të gjithë do të jemi bashkë ashtu siç jemi qenë dikur edhe pse janë kufijtë s’ka kush të na ndajë”, tha ai.

Ai tha se të gjithë duhet të ndjehen krenar me luftën për liri, duke thënë se do të jenë përherë falënderues ndaj aleatëve që ndihmuan Kosovën.

“Vërtet krenohemi me luftën e të gjithëve për liri dhe njëkohësisht aleatëve që na kanë ndihmuar. Dy vjet në qeverisje kemi pas sfida dhe nuk ju kemi dal borxhit kategorisë së lirisë por kam mundu me respektua ligjin dhe nuk do të ndalemi kurrë duke punuar për ta”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve Xhavit Jashari tha se nuk është e lehtë sepse jemi të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Sot bashkërisht  po shënojmë shumë festa. Gjithë këto festa dhe veprime historike e kanë pas flamurin kombëtar shqiptar. Sot nuk është lehtë sepse ndjenjat i kemi të përziera me rastin tragjik në Shqipëri, por edhe  kjo ngjarje e dhimbshme që po tregohet me solidaritet dhe kjo ngjarje le të na shërben që të jemi unik me interesat e çështjeve kombëtare. Kjo qeveria ka respektuar luftën e UÇK-së”, tha ai.

Në këtë ngjarje ishte edhe Rifat Jashari, përfaqësues i familjes Jashari, i cili tha se nëntori është përplot ngjarje të rëndësishme për popullin shqiptar.

“Në këtë 28 Nëntor mblidhen shumë ngjarje të kombit shqiptar dhe lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe kurrë për jetë popullit tonë të mos ti ndodhin gjëra të tilla”, tha ai.

Të ngjashme