Haradinaj: Së shpejti vazhdimi i seancës, po punojmë për epilogun

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 12:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca konstituive e Kuvendit pritet të mbahet në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme. Kështu ka paralajmëruar i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj gjatë prezantimit të gjashtë kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Haradinaj tha se janë duke punuar që seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës të mos ketë epilogun e njëjtë, raporton Ekonomia Online.

“Po punojmë që seanca e ardhshme të mos e ketë epilogun e njëjtë”, tha Haradinaj.

“I kemi dhënë përparësi një qeverisjeje më të gjerë. Diskutimet janë në finale”.

“Është proces i qartë njëherë e ka radhën PAN. Nuk kam pse të komentoj takimet me LAA-VV”, është shprehur Haradinaj.

Mandatari për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj tha se janë në fazën finale të diskutimeve.

Të ngjashme