Haradinaj sikurse Thaçi: Vizat hiqen në qershor, ndoshta edhe më herët

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 12:20 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë tha se kosovarët do të mund të lëvizin në zonën Schengen në muajin qershor, ndoshta edhe më herët, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Qeverisë, kur u pyet në lidhje me deklarimet e presidentit Hashim Thaçi se vizat mund të hiqen në qershor, thotë se gjendja ka ndryshuar pas angazhimit të Gjermanisë.

“Sa i përket liberalizimit, presidenti ka të drejtë, qershori është muaj optimal për liberalizim, por kemi vendos mos me fol. Unë madje kam shpresë edhe më herët”.

“Çdo gjë ka ndryshuar pas angazhimit të Berlinit zyrtarë”, tha ai.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit është takuar me Komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, dhe kanë rënë në konkludim të përbashkët se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet për heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

Ai ka shtuar se pavarësisht rezervave që kanë disa shtete anëtare të BE-së, në qershor do ta kemi vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Haradinaj falënderoi komesionerin Johanes Hahn për kontributin e tij në temën ekonomisë, mirëpo sipas tij, me Serbinë duhet të zgjidhen edhe kapituj tjerë jo vetëm ekonomia.

“Unë ja kom propozuar edhe unë komisionerit Hahn për me bë një zgjidhje për kapitullin ekonomik. Kjo temë e gatshme kur punojmë edhe për kapitujt tjerë. Ne aspektin kohor një punë e bërë gati sot, nuk do të thotë se s’mund të presim që të bëhen gati edhe kapitujt tjerë”.

“Nuk zgjidhet një kapitull ndaras. Nëse shkruhen krejt kapitujt ne besojmë që në këta kapituj ka bazë për marrëveshje ne jemi kon gjendje për me suspenduar për një konferencë”.

“Nëse është bërë gati marrëveshja për njohje ne do t’i japim shans njohjes. Duhet ta kuptojnë gjithë që bëhet fjalë për një vend sovran, i ka prit të gjithë që 20 vjet dhe tash po duam me ecë përpara”.

 Kreu i Qeverisë ka kërkuar edhe bashkëpunimin e opozitës në këtë drejtim, duke shtuar se taksa nuk do të hiqet kurrë nëse Serbia nuk e njeh Kosovën.

“Unë pres edhe nga opozita për bashkëpunim. Nuk po i kuptoj ata që po mendojnë që i hynë në hatër Amerikës duke thënë hiqe taksën. Që nga heqja e taksës nuk ka prodhues që thotë që nuk ka ndryshim që nga vendosja e taksës. Kur po thonë ata në Serbi që kurrë nuk ju njohim, në rregull edhe ne kurrë nuk do e heqim taksën”.

“Në Kosovë të gjithë një mendim e kanë, të gjithë e dinë që taksa është një instrument i mirë për zhvillim ekonomik. Kosova duhet me u sjell si shtet. Nëse njohja dikujt po i duket shumë, neve po na duket taman”.

Haradinaj ka folur edhe për grevën në arsim ku ka thënë se orët e humbura nuk guxojnë të moskompensohen, raporton EO.

“Unë kam shumë respekt të madh për arsimtarët dhe mësuesit. Ne kemi kryer atë që një qeveri e vendit mundet me kryer. Tani është çështje vetëdijes si ata duan. Mirëpo këto orë nuk guxojnë me u lënë pa u kompensuar. Fëmijët janë duke pësuar”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme