Haradinaj thotë se prioritet i Qeverisë është rritja e cilësisë në arsim

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se një ndër prioritet e Qeverisë është rritja e cilësisë në arsim.

Ai ka treguar se për këtë prioritet të Qeverisë është marrë vendim që të rritet buxheti për 12% për vitin 2019.

Ai këto komente i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Postimi i kryeministrit Haradinaj:

Jemi fokusuar në rritjen e cilësisë së arsimit, që rënditet ndër prioritetet qeverisëse, duke shtuar buxhetin për 12% për vitin 2019. Në takim me profesoreshën Rozafa Koliqi-Lila, biseduam për gjendjen dhe sfidat në arsimin e lartë, si dhe për mundësitë dhe hapat që duhet ndërmarrë për ngritjen e cilësisë në universitetet tona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme