Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria ende nuk ka qëndrim për projektligjin rreth Gjykatës Speciale.
Kështu bëri të ditur ai pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë të përbashkët për media me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.
“Ne kemi hierarkinë institucionale. Radhitja është presidenti, parlamenti dhe qeveria. Ne ashtu mbetemi. Nuk kemi qëndrim rreth kësaj teme, sepse është në procedurë të rregullt”.
Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi një pako të ligjeve për gjyqësorin. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se miratimi i këtyre ligjeve do ta rrisë transparencën dhe do ta kthej besimin në gjyqësor.
Ai shtoi se sundimi i ligjit kërkon gjyqësor të fuqishëm të pavarur, raporton EO.
“Ta kthejmë besimin në efikasitetin e gjyqësorit. Ligji i ri i obligon gjykatat t’i publikojnë akt gjykimet. Besoj që do ta rrisë transparencën dhe besimin në gjyqësor. Konsideroj se sot është ndër ditët më të veçanta për mua”.
“Do të punojmë që të kemi mbështetjen e deputetëve sepse me miratimin e këtyre projektligjeve, do të filloj një epokë e re për gjyqësorin e Kosovës”, tha Tahiri.