Haradinaj: Unë jam një ish-kryeministër, s’jam njoftuar që kam ndonjë obligim ndaj Speciales

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 15:17 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas dështimit të mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në konferencën për medie tha se mbledhja nuk u mbajt sepse nuk mund ta siguroj askush pos Gjykatës Kushtetuese se a ka bazë ligjore vazhdimi i mbledhjeve të Qeverisë pas dorëheqjes së tij, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është situatë reale, e kam të vështirë të mbaj takim pa mendim të Gjykatës Kushtetuese. Për takimet të Qeverisë dhe marrjen e vendimeve nuk do të marrim më vendime të Qeverisë, ministrat detyrat rutinë që i kanë i vazhdojnë, por marrjen e vendimeve në Qeveri unë më nuk thirri mbledhje të Qeverisë, nuk është mbulesë ligjore dhe nuk mundëm pa marrë garancë nga gjykata Kushtetuese. Unë jam kryeministër i dorëhequr e vetmja gjë në dorëheqje është se nuk do të krijoj vakuum deri në mbledhjen e ardhshme, nuk jam më kryeministër, por ish-kryeministër”, tha Haradinaj.

“Kam dëgjuar disa pikëpamje të shumta dhe më ka bërë përshtypje kronologjia. Edhe në Kosovë janë anku njerëzit pse kam dhënë dorëheqje, të gjithë e dinë se në çfarë situate po kaloj, nuk mundem i rënë pishman”

Haradinaj tha se Presidenti tani e ka punën më lehtë ku mund t’i ftoj partitë politike dhe të shpall zgjedhjet.

“Nuk kam arsye me paragjyku Presidentin, mendoj se e ka situatën më të thjeshtë t’i mbledh partitë politike dhe u jep opsionet, tani janë zgjedhjet dhe ai ka 5 min punë vetëm me nënshkrimin e një deklaratë dhe shpërbëhet Kuvendi, në shtator besoj se mund të mbahen zgjedhjet ose në javën e parë të Tetorit. Nuk është vendimi im, mandatin ua kam kthyer qytetarëve dhe me votë sovrani vendosë”.

Ai tha se në Gjykatën Speciale është mbrojtur në heshtje, bazuar në këshillën që ka marrë nga mbrojtësi i tij ligjor.

” Unë jam marrë në pyetje, nuk ka pasur ndonjë temë konkrete, nuk më është bërë njoftim as që janë ndalur hetimet ndaj meje, as që do të thërrasin prapë ose që unë kam ndonjë obligim ndaj Gjykatës”.

Ai edhe njëherë e ka shfaqur qëndrimin e tij sa i përket kufijve, njohjes nga Serbia dhe taksës ndaj mallrave serbe.

“Dje jam kthy mbrëmë, pardje e kam kryer intervistën, intervista ka qenë procedurë ligjore marrje në pyetje nuk ka pas temë konkrete, këshilla ligjore për mua ka qenë mbrojtja në heshtje dhe nuk më kanë thënë se kam ndonjë obligim ndaj gjykatës, vazhdoj me punu në agjendën e Kosovës pa ndryshim tema, nuk e shoh zgjidhjen me Serbisë në hapjen e kufijve, Kosova nuk e përballon një Dodik Republikë, nuk jam me dhënë taksën më zor, por në drejtim të njohjes, taksa qëndron deri në njohje këto janë qëndrimet e mia gjithnjë”, tha Haradinaj, raporton EO.

Të ngjashme