Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë momente nga një gëzim familjar i bashkëluftëtarit të tij, Muhamet Kuqi, me rastin e martesës së djalit të tij, Ermalit, me Leodritën.
Haradinaj ka treguar se me Kuqin e lidh jo vetëm rrugëtimi i përbashkët në luftën për lirinë e Kosovës, por edhe angazhimi i përbashkët politik në AAK.
“Me shumë miq e bashkëluftëtarë, ndamë momente të bukura në gazmendin e familjes atdhetare të luftëtarit të lirisë, Muhamet Kuqi”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se Kuqi, i cili sot jeton në diasporë, mbetet një bashkëudhëtar i tij në idealet për lirinë dhe në rrugëtimin politik.
Në fund, Haradinaj ka uruar çiftin e ri për një jetë të gjatë e të lumtur: “Urime Ermalit dhe Leodritës! Paçin jetë të gjatë e shumë gëzime në familje!”