Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se paqja dhe garantimi i saj, janë sukses i përbashkët i popullit të Kosovës dhe shteteve demokratike të botës.
Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, mirënjohje për NATO-n. Për më shumë se 24 vjet, Kosova jeton në paqe. Arritja e paqes dhe garantimi i saj është sukses i përbashkët i popullit të Kosovës dhe shteteve demokratike të botës”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Kosova dëshiron të jetë pjesë aktive për bërjen dhe mbajtjen e paqes kudo në botë bashkë me NATO-n.
“Ne duam të jemi pjesë aktive, bashkë me NATO-n, në bërjen dhe mbajtjen e paqes kudo nëpër botë. Ushtria jonë ka kapacitete profesionale, populli ynë me krenari mbështet mundësinë që ushtarët e Kosovës të ndihmojnë paqen në botë”, është shprehur Haradinaj.