Haradinaj: Vendimi për formimin e ushtrisë aspak i lehtë

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në shënim të dy-vjetorit të formimit të Ushtrisë së Kosovës ka thënë se FSK është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të Kosovës.

“Sot, kur shënojmë dy vjetorin e miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe atij për Shërbim në FSK, mund të themi se Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka thënë se vendimi për formimin e ushtrisë nuk ishte aspak i lehtë, por më i rëndësishmi pas shpalljes së pavarësisë.

“14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për Kosovën, ndërsa vendimi për formimin e Ushtrisë ishte një ndër vendimet aspak të lehta, por më të rëndësishmet pas shpalljes së pavarësisë. Falënderoj secilin deputet që votoi për ushtrinë, që nënkupton votim për paqe e siguri në rajon. Kosovë, urime dy vjetori i Ushtrisë!”, është shprehur Haradinaj.

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/2308287882628946/?d=n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme