Haradinaj viziton Malishevën, zotohet për realizimin e disa projekteve

Malishevë | 17 Kor 2019 | 16:19 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj, ka vizituar Komunën e Malishevës, me rast u njoh nga afër me problemet që e përcjellin këtë rajon, raporton EkonomiaOnline.

Haradinaj nga aty u zotua se do të mbështesë projektet zhvillimorë në këtë komunë e të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj ane.

“Furnizimi me energji elektrike është problem sepse mungon një transformator 110 kilovatësh. Është fillua gjatë ky projekt por nuk është kryer. Janë edhe disa kërkesa më të vogla është një digë që kërkohet të rinovohet sepse rrezikon në kohë të reshjeve. Do të jemi bashkë. Një sfidë është edhe vendimet i gjykatave që i qon në përmbarim komuna që i marrin para për personelin në arsim. Të gjitha këto tema do t’i trajtojmë bashkë në nivelin qendror, qeveria është kujdes që komunave tu ndajë toka si për varreza, ose çerdheve apo hapësirave tjera, tha ai.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se e njoftoi kryeministrin me disa projekte të cilat i kanë në plan për t’i realizuar.

Tha se Haradinaj u zotua se do të përkrahë disa nga to.

“U zotua që do të ndihmoj në të ardhmen që të realizoj projekte me interes vital për Malishevën. Malisheva shpreson shumë në ju”, tha ai.

Ndërkaq, ata vizituan edhe fabrikën për përpunimin e dyerve dhe dritareve “Ylli”, të pronarit Xhevat Hoti.

Të ngjashme