Haradinaj viziton njërin ndër komandantët e parë të UÇK-së në Dukagjin

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vizitoi bashkëluftëtarin e tij i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Haradinaj tha se Ali Avdijaj ishte komandanti i njësisë së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gramaqel.

Ai për Avdijajn tha se deri në fund të luftës u shqua si një prej luftëtarëve më të dalluar në Zonën e Dukagjinit.

“Sot isha në vizitë tek ai. Fatkeqësisht, po përballet me një sëmundje të rëndë, të cilës nuk po i dorëzohet. Evokuam kujtime nga ditët e lavdisë e po ashtu, takova edhe të birin e tij Muhametin, i cili i brumosur me edukatë atdhetare, ishte pjesë e njësive të para të UÇK-së, edhe para daljes publike të saj”, shkroi Haradinaj.

Ai tha se Avdijajt i ka uruar shërim të shpejtë dhe tejkalim të kësaj sfide, si dhe i kishte dhuruar atij medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme