Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj viziton një kultivues të mjedrës dhe dredhëzës në Ferizaj

Haradinaj viziton një kultivues të mjedrës dhe dredhëzës në Ferizaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës që i ka bërë sot qytetit të Ferizajt ka takuar Arbër Lohajn pronar  i një ferme. Ai ka thënë se familja Lohaj janë një shembull i suksesit dhe model i shkëlqyer i punës. “Në fshatin Mirash të Ferizajit, vizitova familjen e vyer […]

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës që i ka bërë sot qytetit të Ferizajt ka takuar Arbër Lohajn pronar  i një ferme.

Ai ka thënë se familja Lohaj janë një shembull i suksesit dhe model i shkëlqyer i punës.

“Në fshatin Mirash të Ferizajit, vizitova familjen e vyer Lohaj. Nga Arbëri, pronari i fermës, u informova për parametrat e tregut të mjedrës dhe dredhëzës, si dhe për gjendjen e kësaj veprimtarie bujqësore në kohën e pandemisë. Një shembull i suksesit dhe model i shkëlqyer i punës, që inkurajon të gjithë për zhvillim të prodhimit vendor”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme