Haradinaj viziton xhudistët, mirëpritet nga Driton Kuka

Pejë | 27 Maj 2020 | 14:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi objektin Olimpik të klubit të xhudos Ipon, raporton Ekonomia Online.

Aty u takua me Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendin. Trajneri i xhudos, Driton Kuka, tha se Haradinaj është politikani i parë që vizitoi këtë ekipin olimpik.

“Ramush Haradinaj është i pari nga klasa politike që e ka vizituar ekipin olimpik dhe jemi mirënjohës dhe do të vazhdojmë të punojmë vazhdimisht”, tha Kuka.

E kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës aty, tha se në këtë vend do të ndërtohet një sallë me kushte më të mira.

“Mësova që 5 garues janë kualifikuar në olimpiadë. Këtu jemi në vendin ku do të ndërtohet një sallë stërvitje në kushte më të mira sesa tani”.

“Jam i lumtur që nuk e kanë humbur kohën gjatë pandemisë këta kanë qenë në punë dhe shpresa është për sukses edhe në të ardhmen”, u shpreh Haradinaj.

Të ngjashme