Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim në Komunën e Vushtrrisë, duke theksuar se qyteti i Vushtrrisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin historik të Kosovës.
Ai theksoi se urtësia, tradita dhe qytetaria e Vushtrrisë janë elemente që kanë kontribuar në forcimin e shtetit të Kosovës, shkruan Ekonomia Online.
“Vushtrria po rreshtohet me Kosovën Fituese, Urtësia, tradita e qytetaria vushtrriase, kanë lënë gjurmë historikisht për Kosovën. Vushtrria e zhvilluar – KOSOVA FITUESE”, shkroi Haradinaj.