Haradinaj nga Ferizaj: Kosova do ta mbajë mend heroizmin e mjekëve në luftimin e Coronavirusit

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 12:28 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Ai i ka falënderuar mjekët dhe infermierët për angazhimin në parandalimin dhe luftimin e Coronavirusit.  Haradinaj u ka thënë mjekëve dhe infermierëve, raporton Ekonomia Online.

“Ndaluam sot për ta parë për së afërmi moblizmin e personelit mjekësor. Ju falënderojmë për punën e kujdesshme. Ferizaj ka  pasur dy raste tragjike. Shpresoj shumë që Kosova do ta mbajë mend në të gjitha nivelet heroizmin e mjekëve në këto ditë të vështira”, ka thënë Haradinaj.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Bekim Ademi tha se Ferizaj i është mirënjohës Haradinajt, pasi që  falë përkrahjes së tij gjatë kohës sa ishte kryeministër  tij po realizohet projekti i Spitalit të Ferizajt.

“Faleminderit për vizitën, përkrahjen që po i jepni personelit shëndetësor, qoftë ajo në infrastrukturë por edhe për Ligjin  Pagave. Shpresojmë që së shpejti të zbatohet. Në kohën e qeverisjes së Haradinajt kemi pasur investime  spitalin e Ferizajt dhe në aparaturë”, tha  Ademi.  

Të ngjashme