Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane siç duket është një admirues i madh i këngëtares shqiptare, Dua Lipa.
Një televizion brazilian i kërkon çdo lojtari që shënon hat-trick që të përzgjedh një këngë që më pas ajo të lëshohet në studio.
Sot ishte radha e Harry Kane, i cili shënoi tre herë ndaj Panamasë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës.
Harry Kane kërkoi nga ekipi i TV brazilian që të lëshohej kënga e Dua Lipa dhe Calvin Harris “One Kiss”.
“Hmmm, unë nuk isha i përgatitur për këtë lojë… Dua këngën One Kiss nga Calvin Harris dhe Dua Lipa”, tha sulmuesi i Anglisë, Harry Kane.
Vlen të ceket se Anglia ka fituar ndeshjen ndaj Panamasë me rezultatin 6-1. Pas kësaj fitore, Anglia është kualifikuar në 1/8 e Kupës së Botës.