Aktori Kevin Hart do të jetë nikoqir i ndarjes së çmimeve “Oscar” që mbahet në shkurtin e vitit 2019.
Komediani përdori rrjetet sociale për të konfirmuar se do të jetë udhëheqës i ceremonisë së çmimeve prestigjioze.
“Jam shumë i lumtur të them se më në fund erdhi dita që të udhëheq Oscarin”, ka thënë 39-vjeçari në Instagram. “Jam i mahnitur sepse kjo ka qenë një prej qëllimeve të mia jetësore”.
“Për shumë vjet jam pyetur nëse do të doja ta udhëhiqja Oscarin dhe përgjigja ime ka qenë gjithmonë e njëjta… Kam thënë se do të ishte mundësi jetësore për mua si komedian”, ka shtuar ai.
“Të jem në listën e udhëheqësve legjendarë është diçka e pabesueshme. E di se nëna ime po buzëqesh tani. Dua të falënderoj familjen, shoqërinë dhe fansat që më kanë përkrahur gjatë tërë kësaj kohe”.