Hasani: Kushdo që fiton në Shqipëri, do të jetë mbështetës i Kosovës

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë se ka përcjellur me vëmendje fushatën zgjedhore atje, dhe sipas tij kjo është një përvojë e re për të.

Hasani u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit mbi të gjitha do të jenë një test për Shqipërinë.

”Ne si mision diplomatik, kemi përcjellur vazhdimisht, nga fillimi i fushatës, edhe parafushatën në Shqipëri, mes partive politike të cilët garojnë për Kuvendin e Shqipërisë”.

”Për ne ka qenë një përvojë e re, për mua personalisht, megjithatë Shqipëria ka 30 vjet që garon për Kuvendin me partitë e ndryshme që kanë dalë nga ish-sistemi komunist dhe PD po ashtu”.

”Për ne janë të rëndësishme zgjedhjet e tashme, të cilat kanë një mundësi më të mirë të përgatitjes profesionale të zgjedhjeve, të cilat edhe KQZ-ja me vendimet e veta që nga një pikë këtu është si test i parë, votimi elektronik”.

”Ka një avancim të madh të Shqipërisë në çështjen e votimit, ndërsa tek partitë politike të cilat mbajnë fushatën zgjedhore, kemi nuanca të ndryshme të prezantimit”.

”Është një fushatë mjaftë me karakteristika të veçanta të të dy blloqeve që janë, dhe kjo ju jep përparësi qytetarëve të zgjedhin mundësitë e votimit për partitë dëshiruese që ata parapëlqejnë se do t’ua mbrojnë interesat e tyre”.

Hasani mes tjerash ka deklaruar se kushdo që vihet në krye të Qeverisë së re të Shqipërisë, mbështetja ndaj Kosovës, është e padiskutueshme, njofton Klan Kosova.

”Shqipëria në çfarëdo rrethane ka qenë mbështetësja kryesore e Kosovës. Edhe PD kur ka qenë edhe PS që është, por edhe tani kushdo që fiton ka me qenë mbështetëse, aleate kryesore e Kosovës”.

”Shqipëria është një aleate e fuqishme, një mbështetëse e fuqishme e Kosovës, një shtet që përbën një komb të përbashkët me dy shtete, kështu që kushdo që vie do të jetë i njëjtë në mbrojtje të interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe brenda qytetarëve të saj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme