Hasani: Nisma i vetmi opsion politik që e çon vendin përpara

Kamenicë | 25 Pri 2018 | 22:01 | Nga

Dega e Nismës Socialdemokrate në Kamenicë ka themeluar të mërkurën edhe një nëndegë të saj në fshatin Karaqevë e Poshtme.

Në themelimin e kësaj nëndegë ka marrë pjesë dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili është dhe kryetar i Degës së Nismës në Gjilan.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka thënë se Nisma është opsioni i vetëm politik i qytetarëve, që mund ta çojë vendin përpara.

Kryetare e kësaj nëndege është zgjedhur, Minire Lenjani.

Postimi i plotë i Hasanit:

Aktivitetin në shtrirjen e NISMA Socialdemokrate në çdo fshat e lagje e vazhduam edhe sonte. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, bashkë me kryetarin e degës së NISMA në Kamenicës, Albert Sermaxhaj ishim në fshatin Karaqevë e Poshtme e Kamenicës, ku themeluam nëndegën.

Dhjetëra banorë të këtij fshatin ishin të pranishëm në themelimin e kësaj nëndege. Puna dhe përkushtimi ynë po bën që të rinjtë t’i bashkohen radhëve tona çdo ditë.

Me këtë rast, Minire Lenjani nga delegatët e pranishëm mori besimin për të udhëhequr këtë nëndegë. Zonjës Lenjani i urojmë punë të mbarë dhe të suksesshme. NISMA është opsioni i vetëm politik i qytetarëve, që mund ta çojë vendin përpara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme