Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka thënë se në Prizren janë të parët.
“Momentalisht shumë pak rezultate kemi, por ne jemi të parët”, tha ai në një lidhje direkte me KTV-në.
Edhe pse pak më herët, kandidati i PDK-së për Prizren, Shaqir Totaj, tha se ata janë fitues, Haskuka thotë se pret rezultatet përfundimtare.
“PDK-ja gjithmonë thotë se shpallë fitore, le ta shpallin edhe kësaj here, por shikojmë kush është fitues në rezultatet përfundimtare”, tha ai.
Ka shtuar se gjendja është më e mirë se më 11 qershor.
“Nëse shkojmë në balotazh do ta mposhtim me këdo që jemi”, ka përfunduar ai.