Havolli kritikon Komunën për gjendjen e Trafikut Urban

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 14:03 | Nga

Asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka kritikuar udhëheqësit e Komunës për gjendjen jo të mirë financiare në Trafikun Urban.

Havolli në një postim në Facebook ka shkruar se nga korriku i këtij viti duhet të fillojë pagesa e kredisë ndaj BERZH-it për autobusët e rinj, ndërsa sipas tij, Trafiku Urban mezi realizon pagat dhe shpenzimet operative.

“Pra, nuk ka gjasa që të ketë kapacitet të paguaj kredinë, dhe për këtë keqplanifikim e keqmenaxhim, qytetarë e Prishtinës do ta paguajnë këtë borxh”, ka shkruar Havolli.

Havolli ka thënë se këtë borxh Komuna tentonte që ta paguante qeveria, për shërbimet që ofrohen vetëm në Prishtinë.

“Kur organizohej fushata kundër Qeverisë Isa Mustafa dhe Ministrit Avdullah Hoti me moton “#Ministër #Nënshkruaje”, qëllimi ka qenë që ky borxh të i mbesë krejt Kosovës, për shërbime që ofrohen vetëm në Prishtinë”, ka shkruar ai.

“Tutje, tash e 4 vjet e 4-5 muaj vazhdojmë të dëgjojmë përrallën e planit të mobilitetit për Trafikun Urban, përrallën e Prishtina Parking e shumë përralla tjera. E në anën tjetër, diku 13-14 milionë euro nga investimet kapitale nuk realizohen”, ka shtuar ai.

Havolli ka thënë se do të kërkoj që në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit Komunal të kemi raportim dhe diskutim për të gjitha ndërmarrjet Publike në të cilat aksionare është Komuna e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme