Boksieri Robin Haxhi Krasniqi pritet të operohet në bërryl duke e anuluar kështu rimeçin kundër kampionit të Evropës, Stefan Hartel.
Sipas asaj që ka njoftuar SES Boxing, Krasniqi, do t’i nënshtrohet operimit në bërryl.
Ishte parashikuar që boksieri nga Juniku të boksonte këtë muaj kundër kampionit të Evropës, Stefan Hartel, por tashmë ky meç është anuluar.
Në maj të këtij viti, Harteli e fitoi titullin e EBU në peshat super të mesme pasi e kishte mposhtur Krasniqin.