Haxhiu dhe Kurti bëjnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Prishtinë | 12 Qer 2026 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, në nder të 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ditës, Qeveria në detyrë dhe Presidenca kanë organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore me rastin e kësaj date.

Në kuadër të shënimit të 12 Qershorit, në orën 16:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” do të hapet ekspozita fotografike “KFOR and Kosovo 25+”, e cila sjell momente dhe dëshmi nga angazhimi i KFOR-it në Kosovë ndër vite.

Të ngjashme