Haxhiu: Dhuna ndaj grave në nivel alarmant në Kosovë

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 12:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dhuna në familje, e sidomos dhuna ndaj grave, është në nivel alarmant në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën “Ndalja e ciklit të dhunës – programet për kryerësit e dhunës në familje”, e organizuar nga Këshilli i Evropës, Haxhiu ka thënë se ndikimi i faktorëve dhe normave sociale është shumë i rëndësishëm në Kosovë, sepse shumë nga këto raste të dhunës përfundojnë me fatalitet.

“Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave, sikurse në gjithë botën, edhe në Kosovë është në nivel alarmant”.

“Ndikimi i faktorëve dhe normave sociale është tejet i rëndësishëm në Kosovë. Fatkeqësisht jemi dëshmitarë të dhunës ndaj grave ku disa prej tyre përfundojnë me fatalitet”.

“Parandalimi, mbrojtja dhe shërbimet sociale, mbështetjet që i ofrojnë viktimave një jetë drejtë së ardhmes, janë shumë të rëndësishme. Gjithmonë duhet të kemi vëmendje mirëqenien e viktimës”.

Haxhiu ka thënë se parandalimi i dhunës është rrugë e gjatë por jo e pamundur.

“Pavarësisht sfidave qe i kemi, na duket që për të parandaluar dhunën duhet rrugë e gjate, mund të jetë e vështire po mund t’ia dalim”.

Prandaj, siç tha Haxhiu, programet e tilla, si ky, janë shumë të rëndësishme.

Ndërsa, Frank Power, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, ka thënë se ky program është shumë i rëndësishëm për Kosovën.

“Një pjesë për dhunën në familje mund të përcaktohet në konventa. Në nëntor të vitit 2022 kemi marrë një vendim sa i përket Kosovës në raport me konventën e Stambollit”.

“Programet e tilla në çdo rast duhet të konsiderojnë pjesën e viktimës në qendër dhe të jenë në lidhje me standardet evropiane”.

“Kosova mund të bëjë një program të tillë që të jetë i qëndrueshëm me konventat evropiane. Ta krijoni një shtet evropian kundër dhunës ndaj grave”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme