Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e ka akuzuar ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha për, siç ka thënë ajo, mbështetjen e krimit në “rastin Dehari”.
Haxhiu, lidhur me këtë ka shkruar:
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në duar të së cilës vdiq dhunshëm Astriti, në vend se të jepte përgjegjësi, të paktën morale, merr guximin të fyejë publikisht familjen e Astritit dhe Lëvizjen Vetëvendosje!.
E njëjta pa fije turpi, edhe në seancën plenare, por edhe mbrëmë në emisionin Rubikon, mori guximin të shpifë në lidhje me atë se çfarë i ndodhi Astritit. Madje edhe të shtrembërojë fakte.
Në shpërputhje me mandatin e saj, kërkon nga prokurori hetime për ekspertët e pavarur dhe avokatin e familjes, vetëm sepse e kanë në duar gjithë sistemin dhe e keqpërdorin atë sa herë që munden dhe duan.
Po, ajo është grua dhe si grua po qëndron në mbështetje të krimit dhe ky është shembulli më i keq për një grua.
Andaj, le të mos fshihet prapa gjinisë sepse nuk është asgjë më shumë sesa një zëdhënëse e përkryer e klanit Pronto dhe Kadri Veselit”.