Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se “ligji për sigurimet shëndetësore do të procedohet në qeveri gjatë muajit qershor”.
Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës [PDK] ka ironizuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me deklarimet e tij të vazhdueshme të ligjit për sigurime shëndetësore, ku Vitia deklaroi se do të procedohet gjatë muajit qershor në qeveri.
Haxhiu u shpreh se Sigurime Shëndetësore nuk do të ketë ketë deri në vitin 2030, duke theksuar se Vitia akoma nuk e ka sjellur në Kuvend e jo që të realizohet brenda këtyre ditëve të fundit të qershorit.
“Jo, as këtë vit as nuk besoj që do të ketë deri në vitin 2030 me këtë çasje të qeverisë dhe ministrit Vitia. Vitia po harron që është në fund të mandatit. Arben Vitia nuk ka arritur me e sjell në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore”, theksoi Haxhiu.
Haxhiu ka akuzuar edhe ministrin, Vitia për mostransparencën publike lidhur me procesin e vaksinave dhe vaksinimit me Pfizer gjatë kohës së pandemisë.
“Po flet për procesin e vaksinat dhe vaksionimit, proces që ka qenë tejet i diskutueshëm dhe me shumë probleme. Publiku nuk e din akoma se sa janë blerë vaksinat e Pfizerit dhe çfarë kishte mbrapa asaj kontrate. Po harron në fakt edhe atë që ministri Vitia e ka shkruar vet, në programin e qeverisë 2021-2025. Në programin e qeverisjes tek sektori i shëndetësisë thuhet se “ sigurimet shëndetësore publike janë nga prioritetet më të rëndësishme sistemi shëndetësor dhe ndryshimi i ligjit për sigurime shëndetësore dhe fuqizimi i kapaciteteve administrative, njerëzore dhe infrastrukturore në Fondin për Sigurime shëndetësore si kusht për fillimin e grumbullimeve të premiumeve”, ka shtuar Haxhiu.