Policia e Kosovës kanë larguar me forcë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nga salla e Kuvendit, pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për ta bërë një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kryesia nuk ka të drejtë t’i përjashtojë deputetët nga salla.
“Kryesia nuk ka të drejtë t’i përjashtojë deputetët nga salla. Sapo dola mua më arrestuan dhe i pyeta pse po më arrestoni dhe më thanë se e merrni vesh me kohë, pastaj e pash një bashkëbisedim dhe më liruan, më thanë që është gabim, ka të bëjë më shumë me figura politike”.
Haxhiu ka përsëritur se do të vazhdojnë të kundërshtojnë demarkacionin. Ajo ka thënë se nuk po i lënë deputetët të falin territorin e Kosovës.
“Do ta kundërshtojmë demarkacionin, nuk bëhet fjalë, është akt tradhtie që Hashim Thaçi e ka nënshkruar. Veprimet tona politike janë për ta shpëtuar territorin e Kosovës. Nuk po i lëmë deputetët që ta falin territorin e Kosovës”.