Haxhiu: Kurti s’mund ta trajtojë opozitën si të dojë – “Mundet por pastaj nuk mundet”

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 14:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se nuk mund ta trajtojë opozitën si të dojë ai, raporton Ekonomia Online.

Duke përmendur marrëveshjet ndërkombëtare që janë përkrahur edhe nga opozita, Haxhiu ka thënë se ato kapin shifrën e 813 milionë euro.

“Me këtë mashtruesin nuk ja vlen të replikohet. Deri më tani në këtë mandat janë votuar marrëveshje ndërkombëtare në vlerë 813 milionë euro. Të gjitha këto janë votuar me votat e opozitës dhe nuk mund ta trajtosh atë bash si të duash. Ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh. Nuk mund të mbash fjalim elektoral disa ditë pas vdekjes së Afrim Bunjakut e këtu të mos e mbështetësh Policinë. E gjithë karriera jote politike Albin Kurti është mbi gjakun e të tjerëve. Kështu je ngrit në opozitë e kështu po vazhdon edhe sot”, ka thënë ai.

Të ngjashme