Haxhiu, opozitës: Të dështuara, përpjekjet për t’i njollosur iniciativat tona

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se opozita është duke u përpjekur që të njollos dy iniciativat që i kanë nisur ata për reformën në sistemin prokurorial dhe atë për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet. Sipas saj, këto përpjekje janë të dështuara.

“E kemi pasur të qartë që rruga drejtë reformave nuk do të jetë e lehtë megjithatë e kemi vullnetin e hekurt për të bërë ndryshimet e duhura”.

“Vendi ynë do të bëhet i jetueshëm, me drejtësi e barazi!”,ka thënë Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme