Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila dje në rrjetet sociale pati shpërndarë një postim nga një analist serb, që kishte thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk ka dosje kriminale nga koha e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Kjo deklaratë e deputetes Kollçaku, bëri që […]
Haxhiu: Presidenti Thaçi po i nxit njerëzit kundër deputetës Kollçaku

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila dje në rrjetet sociale pati shpërndarë një postim nga një analist serb, që kishte thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk ka dosje kriminale nga koha e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.
Kjo deklaratë e deputetes Kollçaku, bëri që të shpërthejnë kritikat dhe akuzat në drejtim të saj.
Ndërsa, e para e drejtësisë në Kosovë ka kërkuar ndaljen e abuzimit të imazhit të saj, duke e quajtur të ndershme e me kontribut qytetar.
Ajo ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, për nxitje të njerëzve kundër deputetes Kollçaku.
Shkrimi i plotë:
https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3362557197148381

















