Kandidatja për deputete, Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook se Kosova ka nevojë ta ketë një qeveri pa Listën Serbe dhe pa ata që sipas Vetëvendosjes i takojnë Klanit Pronto, njofton Klan Kosova.
“Kosova ka nevojë për një Qeveri që përjashton Klanin Pronto dhe Listën serbe”, shkruan Haxhiu, duke shtuar se Vetëvendosje po angazhohet që ta bëjë një gjë të tillë.
“Çdo ditë që e kemi përpara do të angazhohemi për këtë. Vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 11 qershorit, duhet ta jetësojmë”.