Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë a.i. të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për prioritetet dhe punën që e pret Kuvendin në legjislaturën e njëmbëdhjetë, tashmë që institucionet e vendit janë kompletuar, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet amerikane.
Haxhiu e falënderoi Bell për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës ndër vite.
“SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik, ndërsa partneriteti ynë me të është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës”, tha Haxhiu.