Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se neës Presidenti i Kosovës nuk e thërrrt seancën konstituive brenda 30 ditëve i kalon e drejta deputetëve.
Po ashtu, Haxhiu ka shkruar në Facebook se këto pshtjellime po bëhen vetëm e vetëm për të blerë kohë.
Postimi i plotë:
Pse Hashim Thaçi duhet t’i thërras në takim përfaqësuesit e subjekteve politike?! Sipas Kushtetutës, e drejta për të thirrur seancën konstituive i takon vetëm Presidentit!
Kjo e drejtë kalon tek deputetët vetëm nëse Presidenti nuk e thërret seancën brenda 30 ditëve!
Këto pshtjellime po bëhen vetëm e vetëm për të blerë kohë. Edhe njëherë, numrat nuk i kanë dhe Thaçi duhet të pushojë së shërbyeri klanit Pronto nga pozita e Presidentit!
Seanca konstituive duhet të thirret sa më parë!