Haziri më afër daljes nga politika, sesa të bëhet kryetar i LDK-së

Prishtinë | 30 Kor 2016 | 10:12 | Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova nuk e ka komodi-tetin për të pasur një Qeveri me numër të madh të Ministrive, prandaj sipas tij duhet të zvogëlohet numri i tyre, në mënyrë që ekzekutivi të jetë më efektiv dhe të kursen para të konsiderueshme.

Haziri në një intervistë për gazetën “Zëri” gjithashtu ka folur edhe reformën zgjedhore, me ç’rast ka thënë se duhet të bëhet reformë rrënjësore e jo “kozmetike”.

Haziri ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ua ka falur deputetëve të kësaj partie që nuk e kanë votuar atë për kryeministër të vendit, pavarësisht se kishte thënë se nuk do ua falë.

Në fund Haziri ka thënë se më shumë i jep gjasa daljes nga politika, sesa marrjes së postit të kryetarit të LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme