Haziri: Agim Kikaj ishte zëri i arsyes dhe unitetit në Kosovë

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 15:27 | Nga

Me rastin e ndarjes nga jeta të deputetit të LDK-së, Agim Kikaj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Kikaj. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Kikaj,

Me dhembje të thelle e pranova lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të veprimtarit të kahmotshëm për çështjen e Kosovës, mikut tim dhe deputetit Agim Kikaj.

Agimi shkoi nga kjo botë, por do ta kujtojmë për sa të jetë jeta për kontributin e tij për shtet-ndërtim, për lirinë, pavarësinë e demokracinë e Kosovës, sikurse edhe për mirëqenien e qytetarëve të Republikës.

Ndarja e tij nga kjo botë, ka lënë boshllëk të madh në politikbërjen në vend, në partinë e tij LDK, mbi të gjitha në institucionin më të lartë, Kuvendin e Republikës. Ai gjithmonë ishte zëri i arsyes dhe unitetit.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kikaj, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit. Lamtumirë miku im!”, thuhet në telegram.​

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme