Haziri do të qeverisë në Gjilan në koalicion me AAK-në, AKR-në dhe shoqërinë civile

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 14:25 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i mbështetur edhe nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, si fitues i zgjedhjeve, ka arritur sot marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së, AAK-së, AKR-së, përfaqësuesit e minoriteteve, grupeve të interesit dhe shoqëria civile.

“Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëshdetësor, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Marrëveshja politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale të hënën në ora 15:00, në prani të përfaqësuesve politik dhe publikut.

Të ngjashme