Haziri: Në vitin 2018 do ta ndërtojmë shtëpinë për pensionistët e Gjilanit

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 13:06 | Nga

Kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ka takuar sot Shoqatën e Pensionistëve, ku është pritur nga kryetari Metush Dubova dhe anëtarët e saj.

Kryetari i Shoqatës, Metush Dubova, ka thënë se kryetari Haziri i ka mbështetur me subvencione duke iu krijuar kushte më të mira.

Ndërsa, Haziri ka dhënë zotimin se në vitin e ardhshëm do ta ndërtojë shtëpinë e re për pensionistët sipas standardeve.

“Do të vazhdojmë me mbështetje financiare për pensionistët gjilanas. Në vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë shtëpinë e mbrojtur për pensionistët, e cila është sipas standardeve evropiane dhe mjetet i kemi siguruar nga Qeveria e Kuvajtit. Ju keni kontribuar shumë dhe këtë Gjilan e kemi nga puna e juaj, prandaj ju falënderoj shumë”, ka thënë Haziri, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme