Haziri takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zhvillim ekonomik

Gjilan | 15 Shk 2017 | 13:27 | Nga Kaltrina Zymberi

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, kanë takuar kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin.

Ambasadori norvegjez ka dashur të informohet nga afër me sfidat dhe progresin e komunave.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri tha se mbështetja e Ambasadës së Norvegjisë ka një peshë të veçantë për komunën e Gjilanit.

“Unë e njoftova lidhur me zhvillimet dhe interesat që ka Komuna e Gjilanit. Me këtë rast e falënderova ish-ambasadorin Brathu dhe tash ambasadorin Sjaastad për mbështetjen e Ambasadës ndaj qytetarëve të komunës sonë, ndaj të rinjve e të rejave. Norvegjia ka një peshë dhe rol të veçantë dhe një anagazhim e interesim serioz sa i përket komunës sonë”, ka thënë kryetari Haziri.

Në anën tjetër ambasadori i Norvegjisë ka thënë se me Gjilan do të rrisin bashkëpunimin dhe se sektori i cili do t’i japin më shumë rëndësi është sektori ekonomik.

Sjaastad, përveç tjerash, ka konfirmuar mbështetjen Ambasadës së Norvegjisë për qytetarët e Gjilanit edhe në të ardhmen.

Këto takime po bëhen në koordinime Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në krye me drejtorin ekzekutiv, Besnik Tahirin.

KLGI është institut që angazhohet në përkrahjen e komunave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme